OKB: Pandemia do të dyfishojë krizën globale të urisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i njerëzve me furnizime të pamjaftueshme ushqimore do të dyfishohet këtë vit në 265 milionë, nëse nëse qeveritë dhe sektori privat nuk ndërhyjnë tani, paralajmëroi Programi Botëror i Ushqimit të OKB-së (WFP).

“COVID-19 është potencialisht katastrofik për miliona, të cilët tashmë varen në një fije”, deklaroi ekonomisti i WFP, Arif Husain.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, kriza e koronavirusit nënkupton se ekonomia globale pritet të pësojë ulje me 3%, duke shkaktuar depresionin më të keq që nga vitet ’30.

Në një konferencë shtypi virtuale të OKB-së, Husain paralajmëroi se njerëzit do të humbasin jetesën nëse detyrohen të shesin mjetet, automjetet ose bagëtitë si rezultat i pandemisë së koronavirusit dhe efekteve ekonomike.

Share This Article