OKB thirrje udhëheqësve ushtarake të Sudanit: Respektoni armëpushimin 7-ditor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I dërguari i OKB-së për Sudanin u kërkoi udhëheqësve ushtarakë të luftës të respektojnë armëpushimin shtatë-ditor që filloi të hënën mbrëma (22 maj).

Volker Perthes i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se konflikti, i cili filloi më 15 prill, nuk ka treguar shenja ngadalësimi pavarësisht gjashtë deklaratave të mëparshme të armëpushimit nga të dyja palët. 

Armëpushimi i së hënës është i shtati që shpallet që nga konflikti mes ushtrisë sudaneze, të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah Burhan, dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, të komanduara nga Mohamed Hamdan Dagalo, muajin e kaluar.

Të gjitha armëpushimet e mëparshme janë shkelur.

Duke folur disa orë përpara fillimit të armëpushimit, Perthes u bëri thirrje të dyja palëve të ndalojnë luftimet në mënyrë që ndihma humanitare e nevojshme të shkojë te ata në nevojë dhe civilët e kapur në luftime të largohen të sigurt, sipas AP News.

Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Kartum, në mes të ushtarëve të rregullt dhe forcës paramilitare – Forca e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Share This Article