Aksident në Tiranë/ Adoleshenti humb kontrollin e makinës, përplaset me bordurën e gjen vdekjen

albnews
By
1 Min Read

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Baldushk.

Rreth orës 22:30, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë, informoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article