Oliver Varhelyi: Kemi arritur të mbledhim 1.15 miliardë euro për të ndihmuar Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Konferenca e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të vitit të shkuar (26 nëntor) ka kaluar çdo pritshmëri. Në total janë mbledhur plot 1.15 miliardë euro, që do t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka shprehur gëzimin e tij për shumën e mbledhur për ta ndihmuar Shqipërinë.

“Kemi dëshmuar solidaritet të jashtëzakonshëm me Shqipërinë sot,  kemi mbledhur forca dhe kemi arritur të mbledhim 1.15 miliardë euro për të ndihmuar Shqipërinë. Kjo është një përpjekje e përbashkët, falenderoj çdo donator. Ky është një mesazh mjaft i fortë për popullin shqiptar. Kryeministër shpresoj që të nisni të vendosni gjërat në lëvizje, të mund të ndryshoni kushtet në terren, ne sërish jemi aty për ju”, u shpreh  Oliver Varhelyi, komisioner per zgjerimin./TCh/

Share This Article