Connect with us

Albania

Opozita bllokon sot Shqipërinë, paralajmërimi i policisë

Published

on

Opozita do të mbajë aktin e radhës së të ashtuquajturës mosbindje civile, kundër qeverisë së kryeministrit Rama dhe kërkesës së saj që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me një kabinet teknik.

Pas incidenteve në Kuvend, djegies së karrigeve, protestës me molotov ndaj institucioneve dhe asaj me pankarta në duar në dyert e PE, akti i radhës i opozitës këtë herë është bllokimi i akseve rrugore kryesore në vend.

Në kryeqytet, protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës. Teksa do të ketë bllokime dhe në rrethrrotullimet në Milot, Shkozet, Bradashesh, Rrogozhinë dhe Levan.

Organizatorët e kësaj protestë kanë kërkuar një leje prej orës 17:00 deri në 20:00 për këtë protestë të saj, diçka që në fakt është refuzuar nga Policia e Shtetit.

Advertisement

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Policia njofton se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale, teksa u ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, raporton A2.

“Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore, Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni”, njofton Policia.

Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit njofton se ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative, transmeton A2.

Advertisement

Gjithashtu, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë.

Për mbarëvajtjen e tubimit, të shpërndarë në disa qytete njëkohësisht, do të angazhohen rreth 1200 forca policore.

Kreu i demokratëve, në protestën e tij të radhës nga dritarja e shtëpisë iu kërkoi shqiptarëve  të ngrihen në këmbë për të shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë.

Advertisement

“Të dashur miq, nesër në betejën tonë drejt fitores. Në betejën tonë për përmbushjen e misionit të rikthimit të votës së lirë në Shqipëri, të ndryshimit të pushtetit dhe fitores së opozitës. Opozita shqiptare në mbarë vendin hidhet e tëra në betejë, merr Shqipërinë në duart e saj! Nesër, mbarë shqiptarët ngrihen në këmbë për të shprehur zemërimin e tyre, për të shprehur urrejtjen e pakufishme të ligjshme të njerëzve të ndershëm, të njerëzve që jetojnë me mundin dhe djersën e tyre”, u shpreh Berisha. 

Continue Reading

Albania

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital

Published

on

By

Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë

Published

on

By

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.

Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.

Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë

Published

on

By

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania1 day ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK1 day ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending