Organizata terroriste “Severna Brigada” kërcënon me vdekje kryeministrin Kurti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Albin Kurti është zyrtari i dytë i qeverisë së Kosovës kërcënohet me vdekje nga organizata terroriste serbe “Severna Brigada”.

Mesazhi kërcënues iu dërgua virtualisht dy zyrtarëve, nëpërmjet profilit në Facebook të organizatës.

Për Kurtin, mesazhi u shoqërua me tekstin: “Kurti, kështu kemi me tonelata“, ndërsa bashkëngjitur fotografia e një arme tip snajper.

Pak orë më parë, edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, mori një mesazh kërcënues menjëherë pasi njoftoi zbulimin e një sasie të madhe armësh automatike, fishekësh, granata dore dhe eksploziv në Zveçan.

Arsenali dyshohet se përdorej nga grupet kriminale serbe.

Do të likuidoj personalisht, vetëm prit momentin,” komentoi organizata serbe “Severna Brigada” në lajmin e postuar nga ministri Sveçla.

Autoritetet kosovare kanë thënë se të dyja rastet po trajtohen nga organet e sigurisë.

Share This Article