Organizata Trump shpallet fajtore për akuza të shumta të mashtrimit me taksat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata Trump është shpallur fajtore nga një juri e gjykatës penale në Nju-Jork për të gjitha akuzat lidhur me një skemë gjithëpërfshirëse, 15-vjeçare të mashtrimit tatimor.

Skema në fjalë, sipas prokurorëve, ishte e orkestruar nga drejtuesit kryesorë të kompanisë.

Juristët diskutuan për pak më shumë se një ditë përpara se të kthenin vendimet e fajësisë për një total prej 17 akuzash, duke përfshirë mashtrimin, konspiracionin, mashtrimin kriminal tatimor dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit. Kompania tashmë përballet me rreth 1.6 milionë dollarë gjobë.

Organizata Trump dhe Allen Weisselberg, ish-shefi i saj financiar për një kohë të gjatë, u paditën vitin e kaluar pas një hetimi shumëvjeçar mbi praktikat financiare. Padia u bë nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit.

Sipas prokurorëve, dy korporata që janë pjesë e kompanisë, Trump Corp. dhe Trump Payroll Corp., paguanin “drejtuesit e tyre tashmë shumë të paguar”, përfshirë Weisselberg, duke shmangur taksat përmes një sërë skemash që përfshinin përfitime si makina luksoze dhe apartamente falas.

Share This Article