Mediat serbe: Arrestohen 3 efektivë të Kosovës në Serbinë qendrore

albnews
By
1 Min Read

Media serbe raportojnë se 3 pjesëtarë të njësive speciale të policisë Kosovës janë arrestuar në territorin e Serbisë qendrore.

Kurir shkruan se për këtë veprim është njoftuar me urgjencë presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç, i cili ndodhej në ambasadën ruse, ku mori pjesë në pritjen me rastin e festës së Ditës së Rusisë.

“Pas marrjes së njoftimit presidenti shkoi menjëherë në ndërtesën e Presidencës”, shkruan Kurir.

Mediat serbe nuk kanë publikuar emrat e efektivëve të arrestuar, por kanë ndarë vetëm disa foto nga operacioni.

Share This Article