Organizatori i sulmeve ndaj KFOR-it, serbi mbahet për 48 orë. Nesër del para gjykatës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milun Milenkoviç, i cili u arrestua sot nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, është ndaluar për 48 orë, ka konfirmuar avokati Nebojsha Vlajiç.

Pritet që Milenkoviç të dalë nesër para gjykatës. Autoritetet e Kosovës e akuzojnë Milenkoviçin për akte kriminale terrorizmi, dhunim të rendit kushtetues dhe ka rrezikura personat nën mbrojtje ndërkombëtare.

Policia e Kosovës e arrestoi atë si një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Arrestimi i personit në fjalë ka ngjallur shumë reagime në veri, përkatësisht të Ura e Ibrit. Në anën tjetër, Policia e Kosovës është sulmuar nga protestuesit me mjete të forta.

E tërë dita është shoqëruar me patrullime të shtuara të Policisë në këtë pjesë të vendit, shkruan Tanjug. 

Serbi M. M, i cili u arrestua në operacionin e sotëm të njësisë speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë” bëhet e ditur në raportin e policisë.

Share This Article