Osmani dhe Gërvalla kundërshtojnë idenë e ndryshimit të kufijve

albnews
By
1 Min Read

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla dhe homologu i saj i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani kundërshtuan fuqishëm çfarëdo ideje për ndryshim të kufijve në Ballkan.

Ministrja Gërvalla tha se vetëm përmendja e çdo teze të ndryshimit të kufijve është tejet e rrezikshme.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, foli për idetë që kanë qarkulluar kohët e fundit për ndryshim të kufijve në Ballkan.

Ministri Osmani foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Tha se e mbështesin këtë dialog, që sipas tij, epilog duhet ta ketë njohjen reciproke.

Share This Article