Në lidhje me 2 mijë vaksinat kineze të cilat sot pritet të arrijnë në Shkup, është deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Thotë se dje ka kontaktuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve, dhe reagimi i tij ka qenë i menjëhershëm.
“Falënderime për Ministrin e jashtëm të Emirateve për solidaritetin e treguar. Dje kontaktova ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe Sheik Abdullah bin Zayed me kërkesë për vaksina. Reagimi i tij ishte i shpejt dhe i menjëhershëm, sot nisi një pjesë prej 2000 vaksinave për të siguruar vazhdimësinë e vaksinimit deri në arritjen e dhjetëra mijëra të tjerave nga Bashkimi Evropian”, shkroi Osmani në “Facebook”, transmeton TV21.
Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se vaksinat janë siguruar pas bisedimeve që janë realizuar prej muajit shkurt të zhvilluara nga ambasadori në Abu Dabi.