Osmani: E kemi borxh mirënjohjen për Jasharajt ta bartim brez pas brezi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

“Jemi këtu në Prekaz, në vendin që e bëri bashkë një komb të tërë në kauzën për çlirim”, ka thënë Osmani.

Ajo e cilësoi sakrificë sublime rënien heroike të kësaj familjeje që çoi eventualisht në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Por, e kemi borxh që kujtesën historike, mbi të gjitha ndjenjën e mirënjohjes së thellë ta bartim brez pas brezi”.

Share This Article