Thaçi: Duam marrëveshje historike Kosovë-Serbi

albnews
By
1 Min Read

Rreth deklaratave të analistit amerikan Edward Joseph, rreth planit për ndarje të Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Thaçi, thotë se lajmet e rreme, se ndihmojnë procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

“Është zhgënjyese të shohësh se si analistë të caktuar, në mënyrë të thjeshtë krijojnë planet e tyre fiktive (shkëmbim territoresh, ndarje, autonomi) dhe ua atribuojnë ato atyre që janë duke provuar të bëjnë marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë. Përhapja e lajmeve të rreme s’e ndihmon këtë proces”, ka shkruar Thaçi, transmeton Koha.

Sipas Josephit, qëllimi i takimit në Washington të Ambasadorit Richard Grenel me Presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë ishte diskutimi i një marrëveshje dypalëshe bazuar në parimin e ndarjes së Kosovës.

Share This Article