Osmani e Kurti: Me rekrutët e rinj në FSK Kosova është më e sigurt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka nisur ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se FSK-ja nga sot do i forcon radhët e veta dhe nga sot, Kosova është më e fortë.

“Këta 180 rekrutë janë pjesë e Ushtrisë. Si komandante supreme e FSK-së jam jashtëzakonisht krenare që po e shoh çdo ditë përparimin e FSK-së. Jam krenare që në mesin e rekrutëve shoh 12 gra. Hapja e FSK-së ndaj vajzave dhe grave nuk është nevojë por edhe domosdoshmëri. E ardhmja garantohet duke ndërtuar ata, prandaj sot po zgjerohet baza e forcave tona të armatosura. Forca jonë është në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit”, thuhet në njoftim.

Tutje, kryeministri Albin Kurti ka thënë se rekrutët do t’i shërbejnë atdheut dhe mbrojtjes së territorit.

“Duke qenë pjesë e FSK-së, ju keni nderin t’i shërbeni vendit përkrah aleatëve, ushtarëve të NATO-s karshi paqes globale. Tash e tutje do të shërbeni në Forcën që po zhvillohet çdo ditë e më shumë. Rritja e buxhetit për Ministrinë dhe forcës tregon përkushtimin tonë për forcimin e paqes”, ka thënë ai.

Share This Article