Osmani: Jashari me familje u përball me regjimin serb që synonte shfarosjen tonë

albnews
By
1 Min Read

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, duke iu drejtuar familjes Jashari që ishin prezent në seancë, kujtoi edhe Adem Jasharin dhe sakrificën e tij.

“Sot përkujtojmë veprën heroike të Adem Jasharit. Sakrificën e tij për liri për ta bërë edhe shtetin tonë. Ai u përball me një regjim serb që synonte shfarosjen tonë. U bë rezistencë shumë herët. Ai së bashku me familjen ishin mësuar të jetonin nën kërcënimin e vazhdueshëm”, tha ajo, raporton Koha.

Osmani ka kujtuar se familja Jashari rezistoi derisa vdiqën tërë familja.

“Të dashur qytetarët të Kosovës, heroizmi dhe sakrifica e kësaj familje ia shpalosi botës pamjen e regjimit serb”, tha ajo.

“Sot jemi mbledhur jo vetëm për t’i kujtuar ata, por ta ripërtërirë kujtesën tonë”, tha tutje Osmani. 

Share This Article