Osmani: Shtyrja e fillimit të negociatave nuk durohet më

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtyrja e datës së negociatave me BE-së nuk përballohet më. Ky është konstatimi i ministrit t Jashtëm, Bujar Osmani në jubileun e partë të anëtarësimi të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sipas tij, mos fillimi i negociatave nuk përballohet më as nga shteti dhe as nga rajoni. Osmani thotë se Maqedonia e Veriut është i ka tejkaluar kriteret e nevojshme për fillimin e negociatave.

Shtyrja e fillimit të negociatave nuk durohet më. Nuk përballohet nga rajoni, nuk përballohet nga kredibiliteti i procesit të zgjerimit dhe as nga BE-ja. Duke i pasur parasysh të gjitha argumentet se Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kriteret madje i ka tejkaluar, për t’i filluar negociatat, Maqedonia e Veriut duhet t’i fillon negociatat me 35 për qind të legjislacionit Evropian e cila është bë pjesë e legjislacionit tonë shtetëror”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm./ALSAT/

Share This Article