Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shkruar në Twitter pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani nga forcat amerikane në Irak.
Pacolli ka thënë se Soleimani është përgjegjës për vuajtjet e disa popujve, teksa, ka thënë se Kosova qëndron pranë SHBA-së në të mirë dhe në të keq “Ne dënojmë provokimet e vazhdueshme ushtarake të regjimit Iranian. Ata duhet të ndalen”, ka shkruar Pacolli. . Publikimin e Pacollit në Twitter e ka bërë Retweet edhe përfaqësuesi special i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell