Paga minimale do të jetë 14.500 denarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ka miratuar Ligjin për pagën minimale, njofton Portalb.mk.

Me hyrjen në fuqi të tij, paga do të arrijë vlerën prej 14.500 denarë.

Për këtë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska ka uruar të gjithë punëtorët.

Në seancën plenare ku debatohej për Ligjin, deputetët e VMRO-DPMNE-së paralajmëruan se do ta mbështesin ligjin, por konsiderojnë se kjo është masë populiste para zgjedhjeve dhe se nuk është sqaruar si është arritur deri te shuma prej 14.500 denarëve sepse nuk është deponuar asnjë analizë./Gazetaexpress/

Share This Article