ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze 3 hours ago
Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund 4 hours ago
Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie 6 hours ago
Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest” 6 hours ago
Armëpushimi i Krishtlindjes 1914, ndeshja që ndali luftën botërore për një ditë 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Pagat e mësuesve: Cilat vende paguajnë më shumë dhe cilat më pak në Evropë?

albnews by albnews
12 December, 2022
in Albania
0
Pagat e mësuesve: Cilat vende paguajnë më shumë dhe cilat më pak në Evropë?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mësuesit shpesh vlerësohen si heronj që duhen vlerësuar, por në shumë vende, shpesh ka pak arsye për të thënë se ata janë të kënaqur me diçka të tillë.

Kështu, në Hungari, mijëra mësues kanë marshuar sërish në Budapest duke bërë thirrje për paga më të larta dhe reforma urgjente nga qeveria pas grevave në shtator.

RelatedPosts

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

“Firmosa nën trysni”, del dëshmia tronditëse e vartëses së Belinda Ballukut

Rreth 50 mësues madje janë pushuar nga puna për “mosbindje civile”.

Por kjo, siç vlerëson Euronews, përcjell Telegrafi, është pjesë e një tabloje më të gjerë, me një mungesë në rritje të mësuesve që po përhapet në të gjithë Evropën.

Në Francë, aktualisht ka 4,000 vende të lira, me vlerësimet e fundit në Gjermani që sugjerojnë një mungesë prej 25,000 mësuesish deri në vitin 2025.

Situata është kryesisht për shkak të kushteve të punës, duke përfshirë pagat që nuk kanë parë rritje, në mes të një krize të kostos së jetesës.

Pra, sa paguhen mësuesit në Evropë?

Sipas shkrimit të Euronews, ka dallime të konsiderueshme në pagat e mësuesve në vendet evropiane, përcjell Telegrafi.

Pagat zyrtare vjetore bruto fillestare në shkollat publike në arsimin e mesëm të ulët (ISCED 2) varionin nga rreth 4,233 € në Shqipëri në 69,076 € në Luksemburg në 2020/2021, sipas të dhënave të vendit të përpiluara nga Komisioni Evropian/EACEA/Eurydice.

Ndërkohë paga mesatare për mësuesit në vendet e Bashkimit Evropian (BE) është 25,055 €.

Mësuesit në Francë dhe Itali fitojnë gjysmën e asaj që fitojnë ata në Gjermani

Duke lënë mënjanë Luksemburgun, paga fillestare vjetore ishte mbi 50,000 € në vetëm dy vende, konkretisht në Zvicër (66,972 €) dhe në Gjermani (54,129 €) – ndërsa mësuesit në Francë dhe Itali fitojnë gjysmën e asaj që bëjnë në Gjermani.

Bullgaria kishte pagën më të ulët vjetore të mësuesve fillestarë midis vendeve të BE-së, me 7,731 euro.

Shifra është gjithashtu nën 10,000 euro në disa vende të tjera të BE-së si Letonia, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Polonia.

Si kanë ndryshuar pagat e mësuesve në dekadën e fundit?

Raporti i fundit i Eurydice jep edhe shifra për periudhën 2009/2010. Në atë kohë, pagat fillestare bruto vjetore të mësuesve varionin nga 2,743 € në Rumani në 63,895 € në Luksemburg.

Mesatarja në 26 vende të BE-së ishte 19,563 € në 2009/2010. Megjithatë, ishte nën 5,000 euro në gjashtë vende të BE-së, përkatësisht Sllovaki (4,824 €), Poloni (4,462 €), Lituani (4,275 €), Letoni (4,166 €), Bullgari (2,761 €) dhe Rumani (2,743 €).

Në vendet e tjera të BE-së përgjithësisht varionte nga 18,000 € në 30,000 € ndërsa pagat fillestare në Gjermani dhe Danimarkë ishin mbi 35,000 €.

Ndryshimi në pagat fillestare bruto vjetore të mësuesve midis 2009/2010 dhe 2020/2021 ishte më i larti në Lituani, ku pagat u rritën me 269 për qind në ato 11 vjet, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Vendet e fundit anëtare të BE-së, Rumania dhe Bullgaria, panë gjithashtu rritje dramatike në pagat e mësuesve gjatë dekadës së fundit, përkatësisht 193 dhe 180 për qind.

Paga fillestare e mësuesve gjithashtu u rrit me 42 për qind në Gjermani, e cila kishte pagën e dytë më të lartë në periudhën 2009/2010.

Ndryshimi ishte nën 10 për qind në gjashtë vende të BE-së – Qipro, Portugali, Spanjë, Itali, Slloveni dhe Luksemburg.

Turqia është i vetmi vend në listë ku pagat e fillimit të mësimdhënësve u ulën gjatë dekadës, duke rënë me 876 €, ose 10 për qind, me gjasë për shkak të rënies së vlerës së lirës turke në vitet e fundit.

Në terma nominalë, Islanda pa që pagat fillestare vjetore bruto të mësuesve u rritën me 25,720 € midis 2009/2010 dhe 2020/2021, rritja më e lartë midis vendeve të studiuara, e ndjekur nga Gjermania (15,915 €) dhe Suedia (15,135 €).

Pagat fillestare gjithashtu u rritën me më shumë se 10,000 euro në Austri, Lituani dhe Danimarkë.

A janë mësuesit të kënaqur me pagat e tyre?

Përgjigja e shkurtër është “JO”.

Sipas Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe Mësimit (TALIS) në vitin 2018, mesatarisht vetëm 26 për qind e mësuesve në vendet e OECD dhe ekonomitë pjesëmarrëse në TALIS mendonin se puna e tyre vlerësohej nga shoqëria dhe 39 për qind ishin të kënaqur me pagën e tyre.

Sa kanë shpenzuar vendet për arsimin?

Në vitin 2020, shpenzimet e përgjithshme të qeverisë për arsimin në BE arritën në 671 miliardë euro ose 5 për qind të BPV-së.

Vendet e BE-së që shpenzojnë pjesën më të lartë të BPV-së për arsimin ishin Suedia (7 për qind), Belgjika dhe Estonia (6.6 për qind), e ndjekur nga Danimarka (6.4 për qind) në BE.

Jashtë bllokut, Islanda shpenzoi 7.7 për qind të BPV-së së saj për arsimin. Nivelet më të ulëta të shpenzimeve për arsimin si pjesë e BPV-së u panë në Irlandë (3.1 për qind), Rumani (3.7 për qind) dhe Bullgari (4 për qind).

Ndërsa, sa i përket Kosovës, mund të përmendim një analizë të Institutit GAP rreth ndarjeve buxhetore për vitin 2023, duke i krahasuar ato me vitin 2022.

Në këtë drejtim një nga gjetjet kryesore është se përkundër asaj se buxheti për shëndetësi dhe arsim pritet të rritet në vitin 2023, prapë se prapë mbetet nën mesataren e BE-së për shpenzimet në këto fusha si përqindje e BPV.

“Krahasuar me vendet e BE-së, Kosova ende shpenzon ndjeshëm më pak në arsim. Në mesatare, vendet e BE-së në vitin 2020 shpenzonin 5% të BPV-së në arsim, ndërsa me Projektbuxhetin e vitit 2023 shpenzimet në arsim në Kosovë do të jenë rreth 4.3% të BPV-së. Kur krahasojmë nivelin e ulët të BPV-së në Kosovë, moshën e re të popullsisë dhe rezultatet e testit PISA, atëherë del Kosova do të duhej t’i rriste dukshëm shpenzimet në arsim”, thuhet në një nga paragrafët e publikimit.

Një mungesë shqetësuese mësuesish

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, është se ka një mungesë shqetësuese të mësuesve në vendet evropiane.

Më shumë se 30,000 pozita mësuesish mbetën të paplotësuara në Gjermani në fillim të këtij viti akademik.

Veç kësaj, ka një mungesë prej 20,000 mësuesish në Poloni dhe 16,000 në Hungari, dhe Ministria Franceze e Arsimit deklaroi se 4,000 nga rreth 27,300 vende të reja mësuesish mbeten vakante.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 December, 2025
Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund

Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund

25 December, 2025
Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie

Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie

25 December, 2025
Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest”

Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest”

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result