Sekuestrohen 10 mijë maska në Itali, dyshohet se vinin nga Shqipëria

albnews
By
1 Min Read

Guardia di Finanza ka sekuestruar 10 mijë maska mbrojtëse pëlhure që dyshohet se vinin nga Shqipëria.

“Ansa” shkruan se paketimi i maskave që u konfiskuan në Ankona kishte shpjegim në italisht por nuk kishte asnjë të dhënë mbi vendin e origjinës.

Pikërisht fshehja e origjinës që u bë shkak për hetimin dhe konfiskimin e tyre.

Sipas hetuesve, paketimi mund të kishte mashtruar konsumatorin në lidhje me vendin e vërtetë të prodhimit të maskave. Për raste të tilla, ligji italian parashikon gjobë nga 10 mijë në 250 mijë euro.

Share This Article