Kosova
Palmer: Krijimi i qeverisë, sfida e tanishme për Kosovën
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë tha se sfida e tanishme e Kosovës është krijimi i një qeverie, e cila do ta kthente vendin në dialogun me Serbinë dhe do të pezullonte tarifën ndaj mallrave serbe. Palmer theksoi se përcaktimi i parametrave të negociatave është përgjegjësi e palëve dhe se përqendrimi vetëm te hartat dhe territoret zhvendos vëmendjen nga rëndësia e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Zëri i Amerikës: A besoni se pas dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ekziston një rrugë e qartë për Kosovën dhe Serbinë që të rifillojnë dialogun mes tyre?
Matthew Palmer: Ne kemi shumë shpresë që Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë një rrugë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve dhe pastaj të gjejnë rrugën për arritjen e një marrëveshjeje që të ketë mbështetje reciproke, që të rezultonte në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes tyre. Dhe kjo do të hapte rrugën për një të ardhme evropiane për të dyja vendet, për Kosovën dhe për Serbinë.
Zëri i Amerikës: A janë shanset më të mëdha tani që Haradinaj nuk është më Kryeministër?
Matthew Palmer: Mendoj se ajo që është nevojshme tani është krijimi i një qeverie në Kosovë. Kjo është sfida e menjëhershme. Ne duam që Kosova të fillojë përpjekjet për formimin e një qeverie sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne do të dëshironim që ajo qeveri pastaj t’i kthehet sa më shpejt dialogut, përfshirë pezullimin e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Ne shpresojmë që kjo të fillojë së shpejti.
Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj ka qenë një nga kundërshtarët më të mëdhenj të idesë së shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje e mundshme. A mendoni se tani që ai nuk është më Kryeministër ekziston një mundësi më e madhe për arritjen e një zgjidhje të tillë mes Presidentëve Vuqiç dhe Thaçi?
Matthew Palmer: Ne tani jemi të përqendruar te rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve. Me t’u kthyer në tryezë, sigurisht është pastaj çështja se për çfarë do të negociojnë. Dhe i takon në të vërtetë vetë palëve të përcaktojnë se cilat janë parametrat e asaj që do të negociohet. Asnjëra nga palët nuk do të detyrohet të bëjë diçka që nuk mund ta bëjë. Por ne do të dëshironim që negociatorët të negocionin me vullnet të mirë për një marrëveshje që mund të çojë në njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës dhe në një rrugë drejt Evropës. Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin ose diktojnë se cila do të jetë sfera e negociatave.
Zëri i Amerikës: Disa ekspertë në Uashington, pretendojnë se ekziston një draft marrëveshje mes Presidentëve Vuqiç dhe Thaçi që përfshin shkëmbimin e territoreve dhe kjo marrëveshje është gati t’i paraqitet publikut. A keni njohuri për këtë?
Matthew Palmer: Nëse ekziston një draft marrëveshje, nëse ekziston një marrëveshje gjithëpërfshirëse që është gati për nënshkrim, unë nuk e kam parë.
Zëri i Amerikës: A keni dëgjuar për këtë?
Matthew Palmer: Persona të njëjtë që flasin me ju, flasin edhe me mua, duke më thënë të njëjtën gjë. Unë mendoj se ende ka shumë gjëra për të cilat duhet negociuar. Kështu që, rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve është hapi i parë.
Zëri i Amerikës: Por a ka ndonjë ide ose marrëveshje reciproke që mund të arrihet bazuar në shkëmbimin e territoreve? A keni njohuri për këtë?
Matthew Palmer: Sigurisht që palët kanë biseduar për një kohë të gjatë se cilat janë parametrat e një marrëveshjeje. Nuk e di se cilat janë çështjet thelbësore sa i përket territorit ose ndonjë komponenti të veçantë të kësaj. Çdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë gjithëpërfshirëse, do të ketë komponentë politike, të sigurisë, ekonomike, tregtare, kulturore, për shembull kur është fjala për pronën e kishës ortodokse në Kosovë. Pra, unë mendoj se përqendrimi vetëm te harta dhe territoret e zhvendos mjaft vëmendjen nga domethënia e vërtetë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin. Përkufizimi i normalizimit është përgjegjësi e palëve. Dhe ato mund ta bëjnë këtë vetëm në tryezën e dialogut.
Kosova
Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka shkuar mbi 10 për qind, kurse rezultatet preliminare për dhjetë kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes deri në orën 18:25 janë këto:
Albin Kurti me 37,026 vota,
Glauk Konjufca me 28,972 vota,
Hekuran Murati me 15,143 vota,
Albulena Haxhiu me 14,823 vota,
Donika Gërvalla me 13,016 vota,
Xhelal Sveçla me 11,922 vota,
Hajrulla Çeku me me 10,682 vota,
Avni Dehari me 9,709 vota,
Mimoza Kusari me 9,050 vota
Ejup Maqedonci me 8,493 vota.
Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave.
Në bazë të këtyre rezultateve, LVV siguron 56 mandate(pa votat e diasporës dhe ato me kusht)./REL
Diaspora
Kryetari shqiptar i komunës së Morbachut bëhet viral në Gjermani
Kryetari i komunës së Morbachut në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë, Arianit Besiri, me prejardhje nga Mitrovica, është shndërruar së fundmi në një nga figurat më të komentuara në rrjetet sociale dhe media gjermane, falë mënyrës së veçantë të komunikimit dhe afrimit me qytetarët e komunës që ai drejton.
Besiri, i cili u zgjodh kryetar komune si kandidat i SPD-së me 60.2 për qind të votave, po vlerësohet gjerësisht për qasjen e tij të drejtpërdrejtë, të hapur dhe njerëzore ndaj banorëve. Ai shihet shpesh në terren, në biseda të drejtpërdrejta me qytetarët, pa formalizma të tepruara, gjë që ka ndikuar dukshëm në rritjen e besimit dhe simpatinë ndaj tij.
Në video dhe intervista të shpërndara në rrjete sociale, banorë të Morbachut kanë folur me fjalë shumë pozitive për kryetarin e tyre. Giovanni Tatoli, nxënës, ka theksuar se Besiri është shumë i afërt me të rinjtë dhe i qasshëm në çdo moment. Po ashtu, edhe Rokkea Alabudalla, nxënëse, ka vlerësuar komunikimin e hapur dhe mënyrën miqësore me të cilën kryetari i komunës i dëgjon qytetarët.
Vlerësime të ngjashme kanë dhënë edhe banore të tjera të komunës, si Sonja Kummerer, Manuela Fritsch dhe Marita Fritsch, të cilat e kanë përshkruar Besirin si një kryetar komune shumë të afërt me njerëzit, plot energji, shpeshherë edhe me humor, por mbi të gjitha si një drejtues që po bën një punë të mirë dhe të ndershme për komunitetin lokal.
Kjo qasje e tij ka bërë që Arianit Besiri të përmendet gjithnjë e më shumë si shembull pozitiv i integrimit dhe suksesit, jo vetëm për komunitetin shqiptar në Gjermani, por edhe më gjerë. Për shumë banorë të Morbachut, ai përfaqëson një model modern të udhëheqjes lokale, të bazuar në dialog, transparencë dhe afërsi me qytetarin./Albinfo.ch.
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
-
Albania9 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK9 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports8 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania10 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania1 day agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK1 day agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
