Palmer nesër në Prishtinë mban takim me studentë dhe shoqërinë civile

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-ve, njëherësh Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, po qëndron në Kosovë për vizitë.

Ai nesër pritet të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Pas fjalimit, ai do të përgjigjet në pyetjet nga ky publik, njofton Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Ndryshe, vizita e Palmer në Kosovë ishte paralajmëruar më herët, por nuk ishte caktuar data e vizitës.

Para ardhjes në Kosovë, Palmer qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-ve, kohë më parë u emërua si Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Share This Article