Paloka: Me Edi Ramën, shqiptarët në garë me sirianët kush të ikë më parë nga vendi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka u tha banorëve të Katundit të Ri, Durrës se ai do t’i prezantojë në Parlament, pavarësisht bindjeve të tyre. Qëllimi kryesor i PD është të ndalojë emigrimin, duke krijuar kushte që të rinjtë të punësohen në vend dhe të krijojnë një jetë të mirëqenë e të sigurtë.

“Pas 30-vitesh shqiptarët po ikin prapë, jemi në garë me sirianët, kush të iki më parë nga vendi i tyre. Këtë duhet t’i lëmë Ramës të përfundojë? Për këtë t’i japim mandat tjetër? Beteja është për njerëzit që luftojnë për bukën e gojës përballë një tufe që nuk di ku të çojë milionat dhe kërkon prapë në kurriz të shqiptarëve të vazhdojë të vjedhë dhe poshtërojë njerëzit.”

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, vuri në dukje se për 8 vjet Edi Rama e mori zvarrë vendin dhe e la mbrapa të gjithëve, duke stopuar integrimin në BE. “Misioni ynë- tha Paloka,- është anëtarësimi në BE. Vetëm arritja e këtij objektivi sjell ndryshimin në vend, por kjo bëhet vetëm duke patur në krye të qeverisë një kryeministër europian si Lulzim Basha”.

Share This Article