Edhe pse opozita nuk e ka bërë të ditur aksionin e saj në muajin shtator, lë të kuptohet se do të vazhdojë me protesta.
I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se Rama revoltës popullore i është përgjigjur me dhunë dhe ndaj kësaj dhune opozita do të reagojë.
Edi Paloka: I vetmi problem ngelet Rama. Është një kryeministër që duhet të ishte qëruar me kohë, me gjithë këto skandale që i kanë ndodhur. Por ai ka vendosur që revoltës popullore, zemërimit popullor mos ti përgjigjet me veprime prej shtetari, por ti përgjigjet me gaz, me Llesh, me burg, me dhunë. Këtu jemi dhe ky nuk është vetëm problem i PD dhe opozitës, jemi përballë dikujt që nuk njeh ligj dhe kushtetutë. Mendon se me dhunë do të mbajë prap këtë popull me sundim. Kësaj i duhet t’i përgjigjemi, sesi…ne kemi zgjedhur një rrugë, por të jeni të bindur që ky zotëria të gjatë nuk e ka.
Numri dy i PD tha se pavarësisht se Rama nuk u rrëzua me protesta, këto të fundit treguan se qytetarët janë gati të sakrifikojnë për të rrëzuar Ramën.
Edi Paloka: Është e vërtetë, Rama është ende aty, nuk e kemi rrëzuar me protesta, por protestat treguan një gjë të madhe, që shumica e shqiptarëve janë jo vetëm kundër Rama, por janë gati të sakrifikojnë për ta rrëzuar Ramën. Në vend që ti përgjigjet zemërimit qytetar me dorëheqje, me zgjedhje. Opozita thotë që nuk më doni, hajde të bëjmë zgjedhje të lira?! Por e pa në 30 qershor.
Paloka: Lëshimi i bashkive ka pasojë, por lufta zhvillohet nga baza
Edi Paloka: Lufta jonë është shumë më e madhe. Ka pasojat e veta lëshimi i bashkive, por është një luftë që o do ta zhvillojmë nga baza nga fillimi ose nuk ka asnjë vlerë pastaj. Kjo është luftë parimore. Nëse ne do mbanim pushtet, njerëzit do thoshin që këta bëjnë kot./Ora News/