Rikthehet i nxehti përvëlues, java tjetër me temperatura rekord

 14,685 total views,  1 views today

I nxehti afrikan do të vijë sërish të sundojë Shqipërinë, njësoj si pak javë më parë. Fenomeni “liqeni i ftohtë” që goditi javën e kaluar edhe vendi tonë, tashmë po ventitet dhe po i lë vendin të nxehtit afrikan që do të ”pushtojë” rajonin e Ballkanit.

Shërbimi Meteorologjik grek parashikon se që nga dita e hënë, do të rikthehet i nxehti përvëlues në të gjithë rajonin dhe nuk përjashtohet që termometri të arrijë deri në 42 gradë Celsius.

“Nga e hëna vjen një valë e re e të nxehtit nga Afrika e Veriut e cila fillimisht do të prekë Greqinë perëndimore. Por nga e marta deri në fund të javës nxehtësia do të mbizotërojë në të gjithë vendin, që pritet që të arrijë 40-42 gradë. Këto temperatura do të vazhdojë deri në ditët e para të gushtit,”- njofton shërbimi meteorologjik grek.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •