Pamje dramatike nga Greqia, porti turistik mbushet me peshq të ngordhur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pamje dramatike janë regjistruar në Greqi, ku porti i qytetit turistik të Volosit është mbushur nga peshqit e ngordhur. Sipas Reuters, peshqit ishin spostuar nga habitati i tyre natyral në ujëra të ëmbla për shkak të përmbytjeve të vitit të kaluar.

I gjithë deti rreth portit u mbulua me një “shtresë argjendi”, ndërsa era e keqe alarmoi banorët dhe autoritetet, pasi arriti deri në hotelet dhe restorantet aty pranë.

Peshqit kishin ngordhur menjëherë pasi kishin rënë në kontakt me ujin e kripur, pasi ishin spostuar nga stuhia Daniel, që përmbyti mijëra hektarë pranë Liqenin Karla në krahinën e Thesalisë vitin e kaluar, duke shkaktuar dëme edhe në banesë, të mbjella dhe sistemet e vaditjes.

Banorët vendas janë të shqetësuar se era e keqe do të dëmtojë biznesin e tyre sërish këtë vit, pasi vjet përmbytjet luajtën rol të madh në pakësimin e turistëve dhe të ardhurave.

Sipas Reuters, deri tani autoritetet lokale kanë hequr nga uji rreth 40 tonë peshq të ngordhur, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje.

Share This Article