Pamje: Tmerrohen lojtarët e Man City, avioni i tyre lëkundet nga erërat e forta dhe ulet në Liverpul

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Avioni i skuadrës së Manchester City u detyrua të sillet rreth e rrotull dhe të ulej në Liverpul të mërkurën duke u kthyer nga Portugalia, për shkak të erërave të forta që ia bënë të pamundur zbritjen në Mançester.

City po kthehej në Angli pas fitores 5:0 kundër Sporting Lisbone në takimin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve një natë më herët.

Megjithatë, pasi kishte mbërritur në qiellin e Mançesterit, aeroplani i skuadrës u detyrua të rrotullohej mbi qytet dhe të kërkonte ulje emergjente në Aeroportin John Lennon në Liverpul.

Pamje ta publikuara nga kjo ngjarje shfaqin aeroplanin duke u shkundur nga erërat e forta.

Për shkak të erërave shumë të forta dhe turbulencave, ulja në Mançester ishte e pamundur.

City njoftoi se aeroplani i skuadrës kishte zbritur në mënyrë të sigurt në Liverpul.  

Share This Article