Pamjet/ Këshilltarja provon t’ia largojë pijen, Vuçiq mohon se është dehur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mesa duket e teproi me verë në panairin e quajtur “Wine Vision of the Open Balkans” në Beograd.

Teksa po shijonte verërat, Vuçiq u ndal për një moment para kamerave bashkë me këshilltaren e tij për media, Suzana Vasiljeviq.

Në një video e cila është publikuar në Twitter, Vasiljeviq shihet teksa ia merr gotën Vuçiqit për ta nxjerr disa nga situata. Por, presidenti serb reagoi. “Ajo dëshiron ta provojë verën. Ka frikë se unë pi shumë. Por, është në rregull,” u tha Vuçiq, gazetarëve.

Në samit i cili po mbahet në Beograd, pos kryeministri të Shqipërisë Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, të cilët kanë kryesuar nismën, do të marrin pjesë edhe kryeministri në largim i Malit të Zi Dritan Abazoviq, kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH-së Zoran Tegeltija, ministrat e Punëve të Jashtme të Hungarisë dhe Turqisë Peter Sijarto dhe Mevlut Çavusoglu.

Share This Article