Pamjet që ngjallën zemërim në Britani! Studentë falen jashtë shkollës pasi nuk u lejuan brenda!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas britanikes Daily Mail pamjet e publikuara ngjallën zemërim pasi pretendohet nga komuniteti mysliman se ata janë përzënë nga klasa nga një mësues duke u detyruar të kryejnë ritualin e lutjeve në të ftohtë.

Pamjet e publikuara në median britanike Daily Mail po bëjnë xhiron e rrjetit. Tetë djem të një akademie në Oldham shihen teksa kryejnë faljen e së premtes jashtë ambienteve të shkollës.

Sipas britanikes Daily Mail pamjet e publikuara ngjallën zemërim pasi pretendohet nga komuniteti mysliman se ata janë përzënë nga klasa nga një mësues.

1638642906_falja.jpg
Studentët teksa kryejnë faljen

Pasi kryejnë faljen e namazit, ata marrin çantat dhe futen sërish në mësim. Shkolla ka kërkuar falje në lidhje me rastin pasi studentët nuk u lejuan të faleshin brenda në shkollë por jashtë në të ftohtë.

“Kërkojmë falje të sinqertë. Jemi krenarë për diversitetin tonë dhe kurrë nuk do t’i ndalojmë studentët të luten ose t’u kërkojmë atyre të luten jashtë.”-tha një zëdhënës i akademisë

Share This Article