Meta: Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i besueshëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë

albnews
By
1 Min Read

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Nëpërmjet një mesazhi në Twitter, Meta thekson se Britania e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qëndrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë. 

“Përshëndes emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qëndrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë.  Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane”, shkruan Meta.

Share This Article