Panik në Kampionatin Botëror, notarja humbet ndjenjat, përfundon në fund të pishinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Momente frikë janë përjetuar gjatë Kampionatit Botëror të Notit, që është duke u mbajtur në Budapest.

Notarja Anita Alvarez, në fund të performancës së saj, humbi ndjenjat dhe përfundoi në fund të pishinës.

Trajnerja e saj ishte e para që u hodh në pishinë për ta nxjerrë nga uji. Për fat të mirë, asgjë me pasoja për notaren amerikane.

Kjo nuk ishte hera e parë që kjo notare kishte humbur ndjenjat gjatë performancës.

Mediat shkruajnë se shkak mund të jetë bërë lodhja dhe stresi.

Share This Article