Rriten sërish rastet me COVID-19 në Shqipëri

 366,659 total views,  1 views today

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 277 raste të reja me coronavirus nga 957 testime apo dukshëm më shumë se dje kur ishin 219 raste.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë më së shumti raste të reja me coronavirus janë regjistruar në Tiranë – 175.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 61 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, 61 janë shëruar dhe nuk ka asnjë humbje jete.

Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë regjistruar 277,940 raste, prej tyre 273,398 janë shëruar, 1,045 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3,497 pacientë.