Paraqitet një variant tjetër i Covid, më i rrezikshëm se ai i Britanisë së Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një variant i ri i COVID-19 është paraqitur gjatë muajit dhjetor të vitit 2020 në Afrikën e Jugut.

Ky variant po vlerësohet të jetë edhe më i rrezikshëm se ai i shfaqur në Britaninë e Madhe si dhe më shpejtë i transmetueshëm

Kështu ka thënë për Radio BBC sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock të hënën.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për situatën me variantin e ri në Afrikën e Jugut, dhe për këtë shkak ne ndërmorëm aksionin për të ndaluar të gjitha fluturimet nga atje”, tha ai.

Përndryshe, në lidhje me rastet e njohura të varianteve të COVID-19, të Afrikës së Jugut në Mbretërinë e Bashkuar, Hancock kishte thënë se “Si pjesë e mbikëqyrjes sonë, dhe falë aftësisë mbresëlënëse gjenomike të Afrikës së Jugut, ne kemi zbuluar 2 raste të një varianti tjetër të ri të koronavirusit këtu në MB. Ky variant i ri është mjaft shqetësues, sepse është akoma më i transmetueshëm ”, kishte shtuar ai.

Share This Article