Parashikimi i Bill Gates

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit, Bill Gates, prognozon se do të ketë më shumë se 50 për qind më pak udhëtime me aeroplan sesa që ka pasur më herët – e në anën tjetër sipas tij do të rritet përqindja e atyre që do të punojnë nga shtëpia.

Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, ka thënë për Business Insider, se pas pandemisë do të ketë për 30 për qind më pak punë nëpër zyre.

Themeluesi i Microsoft, konsideron se kompanitë do ta ngritin pragun për udhëtimet zyrtare pas krizës shëndetësore, e takimet private i parasheh që do të mbahen vetëm në raste urgjente.

Kompania e tij Microsoft ka njoftuar muajin e kaluar se do të anulojë të gjitha udhëtimet zyrtare pas pandemisë, dhe se sipas të gjitha gjasave punonjësit e kompanisë nuk do të shkojnë në punë – por do të praktikojnë të punojnë nga shtëpia.

Share This Article