ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 1 hour ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 1 hour ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 1 hour ago
Arabia Saudite mbështet Katarin, Bin Selman kërkon veprim të përbashkët pas sulmit izraelit në Doha 2 hours ago
VanHorn: Shqipëria një aset jetik për NATO-n. SHBA mbështet bazën detare në Porto Romano 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Paratë e të huajve dhe SPAK

albnews by albnews
24 September, 2023
in Opinion
0
Paratë e të huajve dhe SPAK

RelatedPosts

Bowen: Diplomacia në rrënoja pasi Izraeli sulmon udhëheqësit e Hamasit në Katar

Pse emërimi i Shabana Mahmood mund të nënkuptojë një politikë më të ashpër ndaj imigracionit

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në dy vitet e fundit, investimet e huaja të drejtpërdrejta(IHD) tek ne kanë shënuar rritje të shpejtë. Shtimi i fortë i parave në turizëm(vetëm gushti 2023 solli mbi dy milionë vizitorë të huaj) dhe politikat nxitëse në të gjithë sektorët e ekonomisë, kanë gjeneruar shtim të kapitalit të huaj në sektorë si hoteleria dhe apartamentet në bregdet, hidrokarburet, energjia e rinovueshme nga dielli dhe era dhe në aeroportin e Vlorës që po ndërtohet. Shtimi domethënës i investimeve të huaja direkte në Shqipëri është evidentuar edhe nga UNCTAD, agjensia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ekonominë dhe Tregtinë. Në një raport të tij të botuar kohët e fundit, UNCTAD bën një analizë të investimeve të huaja mes 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor(duke mos përfshirë Kosovën, pasi Kosova nuk është vend anëtar i Kombeve të Bashkuara). Sipas UNCTAD, Shqipëria në Ballkanin Perëndimor renditet në vend të dytë për investimet e huaja direkte si total të investimeve, duke lënë pas vende si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina. Gjatë viti 2022, investimet e huaja ishin 1.37 miliardë euro, ose 33 përqind më shumë se në vitin 2021.Të huajtë tanimë nuk i step dhe frikëson më mish-mashi me të drejtat e pronës private në Shqipëri. Reforma në drejtësi dhe veprimtaria e SPAK, edhe pse në dukje pa shumë domethënie mbi kapitalin e huaj, në të vërtetë ka rritur garancitë për shtetin e së drejtës tek ne.Të huajtë ndihen të sigurtë jo vetëm kur kalojnë rrugëve tona, por edhe kur investojnë paratë e tyre. Për këtë vit, investimet e huaja të drejtpërdrejta shënuan rekord të ri edhe në dy tremujorët e parë të këtij viti, me 680 milionë euro, ose rreth 8 përqind më shumë se periudha janar-qershor 2022. Vetëm për tremujorin e dytë prill-qershor 2023, Banka e Shqipërisë bën të ditur se vlera e investimeve të huaja të drejtpërdrejta arriti në 379 milionë euro, në rritje me 12.5 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të gjithë 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e Investimeve të Huaja të Drejtpërdrejta arriti në 686 milionë euro. Sipas bankës sonë qendrore, rritja e investimeve të huaja është mbështetur nga politikat nxitëse të kreditimit, nga shtimi i flukseve të reja të kapitalit dhe nga rritja e fitimeve të riinvestuara të investitorëve ekzistues. 51 përqind e investimeve të huaja ishin fitime të riinvestuara, ndërsa 49 % e totalit ishin injektime të reja të kapitalit. Flukset e eurove hyrëse në formën e IHD-ve ishin të përqendruara në pasuri të paluajtshme, në masën 20 %, në sektorin e hidrokarbureve, në masën 17 %, në sektorin financiar me 15 % dhe në energjetikë me 9 % të totalit. Gjashtëmujori janar-qershor 2023 konsiderohet gjashtëmujori i parë më i mirë në historinë e IHD-ve në Shqipëri. Gjatë gjysmës së parë këtij viti, IHD u përqëndruan në blerjen e apartamenteve nga të huajtë, në masën 20 përqind, si dhe në sektorin e hidrokarbureve, në masën 17 përqind. Në industrinë e nxjerrjes së naftës bruto, investimet e kërkimit nga kompania e mirënjohur ndërkombëtare Shell, e cila ka 12 vite në Shqipëri, kulmuan me zbulimin e naftës në thellësinë 6002 metra, në Pusin Nr. 5 të Shpiragut në Berat, në gusht të këtij viti. Rritja e çmimeve të naftës bruto në bursat ndërkombëtare krijon stimuj për rritje të mëtejshme të investimeve në këtë sektor. Një të pestën e investimeve të huaja direkte e ka përbërë në këta dy tremujorë të parë të këtij viti, tregu i pronave. Ndër pasuritë e paluajtshme, janë kryesisht apartamentet, ato që janë blerë nga shtetasit e huaj, sidomos në bregdetin e Shqipërisë. Kjo është arësyeja pse investimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhanë edhe ato kontributin kryesor në shifrën rekord të investimeve të huaja direkte edhe për vitin 2022. Duke parë kontratën e përfunduar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një kompleksi turistik dhe marine në Durrës, me vlerë 2.1 miliardë euro, kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, si dhe kontratat për parqet fotovoltaike dhe eolike, parashikimi për investimet e huaja direkte deri në fund të këtij viti është që ato do të tejkalojnë shifrën rekord të vitit të kaluar prej 1.37 miliardë euro, duke kapur edhe pragun e 1.5 milionë eurove.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi

Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi

10 September, 2025
Arabia Saudite mbështet Katarin, Bin Selman kërkon veprim të përbashkët pas sulmit izraelit në Doha

Arabia Saudite mbështet Katarin, Bin Selman kërkon veprim të përbashkët pas sulmit izraelit në Doha

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result