Parlamenti Evropian votoi ndarjen me Britaninë së Madhe

albnews
By
1 Min Read

Parlamenti Evropian ratifikoi sot me shumicë votash, marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE.

Eurodeputetët dhanë miratimin e tyre me 621 vota pro, 49 kundër dhe 13 abstenime.

Ky ishte hapi i fundit i madh në ratifikimin e marrëveshjes, tre vjet e gjysmë pas referendumit për Brexit-in në Britaninë e Madhe.

Menjëherë pas votimit, i cili vulosi largimin e eurodeputetëve britanikë, shumë deputetë i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe kënduan këngën skoceze “Auld Lang Syne” (Është veç një mirupafshim).

Votimi ndodhi vetëm dy ditë para Brexit-it.

Share This Article