Parlamenti shqiptar voton ministrat e rinj të kabinetit “Rama 2”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e nesërme Parlamenti shqiptar do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme plenare, për të votuar dekretet e Presidentit për emërimet e ministrave të rinj.

Kjo mbledhje vjen me kërkesë të kryeministrit Rama.

Kujtojmë që Presidenti Meta firmosi shkarkimin dhe emërimin e 6 ministrave të rinj, ndërkohë që nuk gjeti gjuhën e përbashkët me kryeministrin për emërimin e Gent Cakajt, si ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropës.

Ndërkohë që Rama deri në dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese i çoi Metës emrin e vet si ministër i Jashtëm.

Nesër pritet edhe betimi i Elisa Spiropalit si ministre e qeverisë në marrëdhëniet me Parlamentin, post i rikthyer nga kryeministri Rama.

Ministrat e rinj:

Erion Braçe, Zv.Kryeministër

Besa Shahini, ministre e re e Arsimit

Belinda Balluku, ministre e re e Infrastrukturës dhe Energjisë

Gent Caka, ministër i Punëve të Jashtme (I padekretuar)

Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit

Elva Margariti, Ministre e Kulturës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

 

Share This Article