Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partizani është fituesi i Superkupës së Shqipërisë pasi në finale mposhti Kukësin në “Elbasan Arena”.

Skuadra nga Tirana e nisi me shumë ritëm ndeshjen duke shënuar me anë të Malajt në minutën e pestë, derisa Kukësi barazoi shifrat në minutën 35 me anë të Maliqit.

Në pjesën e dytë e nis me shumë vrull Kukësi ku në minutën e 56 Musta shënon golin e avantazhit për veriorët.

U duk se gjithçka ishte mbyllur dhe lojtarët e Kukësit ishin shumë pranë trofeut, por Solomon në minutën e 88 prishi entuziazmin e Kukësit.

Ndeshja shkoi në vazhdime, ku Partizani shënoi edhe dy herë me anë të Brown në minutat 94 dhe 99, duke fituar kështu trofeun e superkupës./TCh/

Share This Article