Pas 100 viteve, nacionalistët afër pushtetit në Irlandën e Veriut. “Frikë” në Britani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njëqind vjet nga ndarja e Irlandës së Veriut, partia katolike Sinn Fein është drejt rrugës për të fituar zgjedhjet rajonale. Sinn Fein njihet si parti nacionaliste, e cila në qendër të politikës së saj ka vendosur bashkimin e Irlandës së Veriut me Republikën e Irlandës.

Përballë tyre qëndron partia protestante DUP, të cilët janë kategorikisht kundër bashkimit me Irlandën, duke mbështetur statusin e tanishëm si pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Sipas tyre, fokusi i nacionalistëve Sinn Fein për bashkim mes Irlandave shpërqendron vëmendjen nga tema të tjera që u interesojë njerëzve të zakonshëm dhe familjeve.

Përçarja e elektoratit në Irlandën e Veriut do të thotë se partitë Nacionaliste dhe Unioniste duhet të bashkëpunojnë për formimin e qeverisë.

Ndërkohë në lojë janë edhe parti të tjera që nuk identifikohen  tek asnjë prej grupeve dhe pritet të rriten si elektorat. Më e rëndësishmja prej tyre është Partia e Aleancës, e cila pret të përfitojë shumë vota nga protestantët e DUP.

Si parti e qendrës, ata premtojnë shmangie të debateve mbi vendosje kufijsh, por përqendrim tek problemet e përditshme të njerëzve dhe rritjen e mirëqenies së tyre.

Sërish analistët thonë se mundësitë janë të vogla që këto parti të ndryshojnë balancat e pushtetit dhe për momentin sondazhet shprehen se DUP dhe Sinn Fein do mandatohen për të punuar së bashku.

Irlanda e Veriut luan një rol kyç për Anglinë pas Brexit, pasi aty është vendosur kufiri i ri mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkimi me Irlandën, që vazhdon të qëndrojë në Europë, do të sillte tensione të reja.

Share This Article