Pas bustit, Hasi shpall ditë zie varrimin e Mbretëreshës Elizabeth

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shumë shpejt në Has do të ngrihet një bust në nder të monarkes së ndjerë Elisabeth II, vendim i marrë nga emigrantët hasjanë të cilët jetojnë atje prej vitesh.

Në një lidhje direkte për ‘Shqipëria Live’ ishte kryebashkiaku i Hasit, Liman Morina tha se familjet hasjane janë mirënjohëse ndaj Mbretëreshës, pasi mbi 80% e familjeve mbështeten financiarisht nga fëmijët e tyre emigrant në Angli.

Ai tha se busti do të behet në shenjë mirënjohje për pasaportat që shqiptarët kanë marrë atje dhe për mirëqenien që kanë sjellë të ardhurat e tyre në Has.

 ‘Mbi 80% e familjeve në has mbështet nga fëmijët e tyre në Angli. Është dëshirë e emigrantëve dhe njerëzve që jetojnë sot në Has. Shprehin mirënjohjen më të madhe sepse Anglia është atdheu I dytë për hasjanët që jetojnë në Londër dhe kanë marrë pasaporta atje. Është dëshirë e zjarrtë e tyre që të vendoset busti i mbretëreshës’- tha Morina.

Ai shtoi se paratë për ngritjen e bustit nuk do të dalin nga buxheti i bashkisë, por nga të ardhurat e emigrantëve.

‘Paratë do dalin vetëm nga emigrantët, asgjë nga buxheti i shtetit dhe i  bashkisë’- tha kryebashiaku.

Ai shtoi se Hasi do të shpallë një ditë zie, në ditën e varrimit të Mbretëreshës.

 ‘Falë atij vendi, jemi njerëz më të lumtur që kemi bërë investime dhe ndihemi krenar për të gjithë ata që punojnë atje, pavarësisht se për çfarë i akuzojnë atje. Jemi mirënjohës ndaj punës së tyre. Megjithëse po përdor një shprehje ‘pyll pa derra nuk ka’.Në ditën e varrimit të mbretëreshës shpallet ditë zie në Has, për ne hasjanët është vendosur’- përfundoi kryebashkiaku.

Share This Article