Një tjetër deputet konservator ka kërkuar që zgjedhja e kryeministrit të ri të vendit të bëhet me anë të zgjedhjeve të përgjithshme.
Christopher Chope, mbështetës i Boris Johnos, deklaroi mëngjesin e sotëm se duhet të jenë njerëzit ata që do të zgjedhin kryeministrin e ri.
“Nëse kushdo që do të mbajë atë post dëshiron të ketë mbështetjen dhe respektin e njerëzve, duhet ta kuptojë që duhet të zgjidhet me anë të votës së popullit. Kjo është edhe arsyeja se përse unë mendoj se zgjedhjet e përgjithshme janë në thelb e vetmja përgjigje, përndryshe thjesht do të shkojmë nga shiu në breshër”, ka deklaruar ai.
Chope ka paralajmëruar se ndryshe do të organizohet rebelime të shumta sa herë që do të përpiqet të behët një ndryshim i politikave nga kryeministri i ardhshëm, referuar votimeve në Dhomën e Komunave.
Shumica e deputetëve konservatorë i tremben zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, sepse sondazhet sugjerojnë se ata do të humbnin me një rezultat dërrmues. Sondazhi i fundit i Politico i sondazheve i jep laburistëve një epërsi prej 34 pikësh. Llogaritja elektorale, e cila përdor shifra që i japin laburistët një epërsi prej 27 pikësh, vlerëson se zgjedhjet tani do të çonin në fitimin e 507 mandateve nga laburistët dhe vetëm 48 nga konservatorët.
Chope nuk është i vetmi që ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Mbrëmjen e së dielës Nadine Dorries, ish-sekretarja e kulturës, tha se mendonte se zgjedhjet e përgjithshme ishin të pashmangshme.
Të tilla pretendime vijnë pas faktit që Rishi Sunak pritet të konfirmohet sot si kreu i ri i konservatorëve, për shkak se Boris Johnson nuk ka arritur të mbledhë 100 mbështetës që të zyrtarizohet si kandidat. Pritet që lajmi të bëhet i ditur rreth orës 14:00.