Telegram nxjerr në ankand emrat e përdoruesve

 684 total views,  1 views today

Telegram ka njoftuar se do të nxjerrë në ankand emrat e përdoruesve përmes platformës së saj të bazuar në blockchain.

Kompania u shpreh tha se do të përdorte zinxhirin e rrjetit të hapur (TON) për të pritur ankandin, duke rezultuar në rritjen e çmimit të tokenit të kriptos Toncoin me më shumë se 10 përqind të premten.

Platforma fillimisht u zhvillua për t’u integruar brenda aplikacionit Telegram. Por, një padi nga Komisioni i Letrave me Vlerë çoi në braktisjen e saj në 2020. Projekti i blockchain u zgjodh më pas nga zhvilluesit që krijuan Fondacionin TON, i cili u miratua nga themeluesi i Telegram, Pavel Durov.

Durov propozoi idenë në fillim të këtij viti. Ai u tha ndjekësve se ankandi mund të mbulojë emrat e përdoruesve, grupeve dhe kanaleve.

“Kjo do të krijonte një platformë të re ku mbajtësit e emrave të përdoruesve mund t’i transferojnë ato te palët e interesuara. Kjo do mund të bëhet përmes kontratave inteligjente të ngjashme me NFT,” shkroi ai. “Elementë të tjerë të Telegram, duke përfshirë kanalet,stickers ose emoji, mund të bëhen më vonë gjithashtu pjesë e këtij tregu.”/Lapsi.al

Marrë nga: Independent