Pas dorëheqjes, Lleshaj: Kam pasur fatin e keq që ta kuptoj vetë se çfarë do të thotë humbja e një fëmije

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sandër Lleshaj ka këmbëngulur në një intervistë për emisionin Opinion se ai ka ofruar dorëheqjen dhe nuk është larguar nga detyra.

Duke përmendur aspektin humanist të vendimit që ka marrë, Lleshaj ka rrëfyer një detaj që nuk e kishte deklaruar më parë. Ai tha se kishte provuar vetë humbjen e një fëmije, ndaj dhe e kuptonte dhimbjen e familjes Rasha.

“Qëllimi është i thellë moral. Unë kam pasur fatin e keq që ta kuptoj vetë se çfarë do të thotë humbja e një fëmije. Nuk e kam treguar, por e kam përjetuar vetë. Dhe jam shumë i prekur nga fakti që një familje shqiptare me shumë dinjitet ka humbur një fëmijë për veprimin apo mos veprimin të një punonjësi të Policisë së Shtetit. Ky është motivi që më ka shtyrë drejt këtij hapi. Por unë e kam përmendur në intervistat e mia që kam marrë postin e kam menduar dorëheqjen dhe kjo është shumë normale”, u shpreh Lleshaj.

Share This Article