Pas humbjes, Klopp paralajmëron Realin: Në ndeshjen e kthimit do ta shihni çfarë do të thotë të luash në stadium të vërtetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, është i irrituar me humbjen e “Reds” 3-1 nga Real Madridi.

Për shkak se “Santiago Bernabeu” po rinovohet, Reali është duke i luajtur ndeshjet në stadiumin e ekipit të dytë, në “Alfredo di Stefano”, në gjendet kapur në qendrën stërvitore Valdebabes.

Aty luajti edhe në Champions League, kundër Liverpoolit dhe fitoi 3-1, derisa Los Blancos shpërdoruan edhe shumë raste të tjera.

Para ndeshjes, Jurgen Klopp nuk hezitoi të thotë se s’i pëlqen aspak që do të luajë në një stadium të tillë që sipas tij, ishte sikur po luante në një fushë të qendrës stërvitore dhe beson se kjo ndikoi në paraqitjen e ekipit të tij, pasi në Anfield, pret krejt tjetër ndeshje.Reklamë

“Në kthim do të jetë një detyrë e vështirë për Real Madrid, me ose pa publik në Anfield. Sot (dje) ishte shumë e çuditshme sepse ishte një tjetër situatë, ai nuk është stadium. Anfield është një stadium i vërtetë dhe për ne do të jetë shumë më mirë”, u shpreh Klopp.

Share This Article