Renditja e FIFA-s: Belgjika vazhdon e para, Shqipëria s’lëviz

 195 total views,  1 views today

Belgjika vazhdon t’i prijë renditjes botërore të FIFA-s për ekipet kombëtare, e ndjekur nga Franca dhe Brazili, ndërkohë që Shqipëria ngel në pozitën e njëjtë, 66-të.

FIFA e publikoi renditjen e re sot, me gjashtë vendet e para që mbeten të pandryshueshme nga renditja paraprake, raporton Gazeta Express.

Listës i prin Belgjika, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia. Në top dhjetëshe janë edhe Italia (7),  Argjentina (8), Uruguai (9) dhe Danimarka.

Ndërkohë, Shqipëria nuk ka lëvizur vendi dhe renditet e 66-të si në renditjen e kaluar.

Por për dallim nga renditja paraprake, kuqezinjtë i kanë fituar dy pikë më shumë dhe tani i kanë 1362 pikë në përgjithësi.

Kjo falë dy fitoreve kundër në kualifikime për Kupën e Botës 2022 muajin e kaluar kundër Andorrës dhe San Marinos, megjithëse ishte mposhtur nga Anglia në Grupin I.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •