Pas kampeve të refugjatëve në Shëngjin e Lezhë, Giorgia Meloni kërkon edhe një vilë luksoze në Palasë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat italiane i kanë kushtuar një artikull ditën e sotme marrëdhënies mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij Giorgia Meloni dhe dëshirës së kësaj të fundit për të investuar në sektorin imobiliar në vendin tonë për të blerë një vilë në një prej zonave turistike dhe luksoze, atë të Palasës.

Gazeta “Il Foglio” e cila pretendon se të dhënat i ka marrë nga burime diplomatike dhe politike në Tiranë, shkruan mes të tjerash se vila e Melonit do të jetë me pamje nga deti, e pajisur me pishinë, teksa e lidh zhvillimin e fundit me marrëveshjen e arritur mes dy liderëve për ngritjen e dy qendrave për pritjen e emigrantëve të paligjshëm në territorin shqiptar.

Shkrimi i medias italiane

“Nëse Silvio Berlusconi bleu vilën “Dy Palmat” në Lampedusa për t’u dhënë një garanci banorëve të ishullit në lidhje me urgjencën e emigrantëve, Giorgia Meloni tërhiqet nga Shqipëria.

Il Foglio flet për këtë sot, duke përshkruar interesat e kryeministres për prona të paluajtshme në vendin ku po ndërtohen qendrat e pritjes së emigrantëve, me miratimin e presidentit Edi Rama . Meloni është e interesuar për një pronë pranë Palasë, në bashkinë e Himarës, në qarkun e Vlorës. Një zonë që në shkrim cilësohet si shumë afër me Salenton.

Konkretisht, shpjegon Simone Canettieri, është një vilë në një resort krejt të ri përballë plazhit me mundësi kopshti dhe pishine private. Ky lajm është thënë në mënyrë konfidenciale për Il Foglio nga burime politike dhe diplomatike në qeverinë shqiptare.

“Një zgjedhje që “çimenton”, ia vlen të thuhet, marrëdhënien mes Romës dhe Tiranës edhe më shumë. Vitin e kaluar familja Meloni i kaloi pushimet e gushtit në Vlorë”, thuhet mes të tjerash në shkrim.

Share This Article