Pas kërcënimeve periodike të Kinës, SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut tregojnë ‘muskujt’ në Paqësor, nisin stërvitje të përbashkëta detare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja, Japonia dhe Korea e Jugut kanë nisur stërvitjet ushtarake 3-palëshe në Paqësor, si shenjë uniteti dhe solidariteti përballë Kinës, e cila prej kohësh ka kërcënuar hapur për pushtimin e Tajvanit.

Stërvitja ushtarake u nis dhe udhëhoq nga avionët amerikanë, ndërsa Presidenti i SHBA Joe Biden u takua për bisedime me liderët nga Japonia dhe Filipinet në Shtëpinë e Bardhë.

Një numër shkatërruesish raketash nga SHBA dhe Koreja e Jugut dhe një luftanije japoneze iu bashkuan stërvitjeve në Detin e Kinës Lindore, ku shqetësimet për pretendimet territoriale të Kinës po rriten.

Associated Press ishte një nga mediat që ndoqi nga afër manovrat ushtarake.

Adm. Christopher Alexander, komandant i Carrier Strike Group Nine, tha se të tre vendet kryen ushtrime luftarake nënujore, operacione ndalimi detar, stërvitje kërkimi dhe shpëtimi dhe puna e fokusuar në komunikimin dhe shkëmbimin e të dhënave.

Ai u tha gazetarëve se këto stërvitje ndihmojnë në përmirësimin e komunikimit midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj dhe “na përgatisin më mirë për një krizë në rajon”.

Share This Article