Zelensky: Kapëm oligarkun ukrainas, aleat me Putinin

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, publikoi një mesazh në kanalin e tij zyrtar në Telegram, ku thoshte se është arrestuar oligarku Viktor Medvedchuk, aleat me Vladimir Putin.

Medvedchuk është kapur nga Shërbimi Informativ i Ukrainës. Fotot e tij në pranga dhe me veshje ushtarake u shpërndanë në rrjetet sociale.

Medvedchuk është lideri i partisë për të madhe opozitare në Ukrainë, Platforma për Jetën. Në mars, partia e tij ishte një prej forcave politike të pezulluara nga Zelensky, për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Autoritetet ukrainase e kishin vendosur në arrest shtëpiak oligarkun, por ai ishte arratisur tri ditë pas nisjes së pushtimit të vendit nga Rusia.

Share This Article