Përfundon mbledhja e Sali Berishës dhe Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike në selinë blu.
“Nga të gjitha konferencat e shtypit ju garantoj se kjo konferencë është më e veçanta e të gjitha të tjerave. Kjo konferencë mbahet sot pas Kuvendit Kombëtar të rithemelimit të PD-së. Ngjarje kjo absolutisht unike, si monument lirie e grave vajzave e djemve e burrave të lirë, që në kundërshtim në përballje me narkoshtetin, apo të themi me peng kryetarin Lulzim Basha. Por edhe presione të tjera të pandershme ngrihen si vigan në një Kuvend të lirë dhe e bëjnë PD shpi të lirisë. Të rikthejnë pluralizmin politik, në Shqipëri. Ju garantoj se pas themelimit të PD-së, ky ishte Kuvend më perëndimor në vlerat që sanksionoi në kushtetutën e PD-së.” tha Berisha mes të tjerash.
“Dua t’ju informoj se personalitete më të shquara të krahut konservator kanë dërguar mesazhe përgëzimi të madh për demokratët”
Ai nuk kurseu dhe ironinë për kryetarin në detyrë Lulzim Basha, që ngjitur me të po zhvillon mbledhje me kryesinë.
“Basha njeriu që grumbulloi të gjithë karriget në zyrën e tij. Nga ana tjetër njeriu i misionit që nuk punon për karrige por me përkushtim të jashtëzakonshëm për liritë e demokratëve”, tha Berisha.
Ai pati një thirrje për demokratët që janë ende skeptikë.
“I bëj thirrje të përzemërt dhe miqësore çdo demokrati dhe demokrateje që ende nuk ka vendosur të bashkohet me PD e rithemeluar është i mirëpritur dhe krahëhapur. Më mirë vonë se kurrë, unë u ktheva me vonesë, ata nuk janë të vonuar. Kontributi i gjithësecilit do të respektohet, toleranca dhe mirëkuptimi në këtë familje me Kushtetutë të re të lirisë do të jenë ligjet e saj.
Ftoj kryetaret e PD që deri tani janë të lëkundur të bashkohen me anëtarësinë e tyre, PD. Vendi i tyre është ku janë idealet me fisnike. Deputeti Basha e katandisi në parti të ekstremit të majtë, parti marksiste leniniste me përjashtimet e tij të përditshme të deputetëve dhe anëtareve që do ja kishte lakmi çdo grupim i ekstremit të majtë”, tha Berisha.