Pasoja Brexit, 100 kompani zhvendosen në Holandë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 100 kompani ndërkombëtare janë shpërngulur në Holandë, pas referendumit mbi Brexit-in në qershor të vitit 2016, ndërsa 325 të tjera janë të interesuara për të bërë të njëjtën gjë, për shkak të paqartësisë së krijuar nga ndarja e Londrës me Brukselin.

Sipërmarrjet britanike janë ato që shfaqin më shumë interes ndaj një shpërnguljeje në Vendet e Ulëta, por edhe shumë kompani amerikane, aziatike dhe australiane, po marrin parasysh këtë mundësi, bëri të ditur sot, Agjencia Holandeze e Investimeve të Huaja (NFIA).

Shumica e këtyre kompanive kanë “arsye urgjente, për shembull, për shkak të licencave bankare, ose të drejtave të transmetimit, që i mbajnë aktive në BE “, theksoi NFIA-ja.

“Brexit-i mbetet një lajm i keq për Vendet e Ulëta, por, megjithatë, gjithnjë e më shumë sipërmarrje do të zgjedhin vendin tonë, në vitet e ardhshme”, vlerësoi Agjencia.

Data e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian është lënë më 31 tetor, me frikën se “divorci”, që do t’i trondiste pamasë marrëdhëniet tregtare, do të realizohet pa marrëveshje./ASTH/

Share This Article